Buxheti i porsamiratuar i Rusisë për 2024-tën është ndoshta dëshmia më e fundit e planeve të Moskës për forcimin e ushtrisë: Për herë të parë, shpenzimet ushtarake të vendit për vitin e ardhshëm do të kapërcejnë fondet për shërbimet sociale. Shpenzimet parashikohen të kalojnë 36,6 bilionë rubla, kurse të ardhurat 35 bilionë rubla.