Kina ka simuluar goditjen precize ndaj objektivave kyçë në Tajvan dhe në ujërat përreth në ditën e dytë të stërvitjeve ushtarake duke e rrethuar ishullin me 58 avionë e 9 luftanije. Stërvitjet – që Pekini i ka quajtur “paralajmërim të ashpër” për ishullin vetëqeverisës – po mbahen në përgjigje të vizitës së presidentes së Tajvanit në Shtetet e Bashkuara javën e kaluar. Përderisa ushtria kineze po simulon rrethimin e ishullit, SHBA-ja i ka bërë thirrje Kinës që të tregojë përmbajtje.