30-vjeçari Elis Suçi është identifikuar si një prej grabitësve të filialit të postës shqiptare në Kamzë nga ku u morën 1.3 mln lekë. Një foto është shkëputur nga pamjet e kamerave të sigurisë në zonë pak sekonda pas grabitjes ku i riu largohet në këmbë me qesen e parave në duar, i maskuar me një kapele dhe me një maskë të zezë anti Covid në fytyrë.