Top Channel/ Rregulla të reja për mbetjet, projekt/ligji për konsultim publik
20/08/2024 19:40

Menaxhimi i mbetjeve do t’i nënshtrohet rregullave të rishikuara. Ministria e Turizmit dhe Mjedisit ka hedhur për konsultim publik një draft “Për menaxhimin e integruar te mbetjeve” që zëvendëson ligjin e vitit 2011. Drafti përmirëson aspekte të termave sa i takon menaxhimit të mbetjeve, që lidhen kryesisht me incenerimin dhe importin e tyre. Incenerimi do të funksionojnë në bazë të rregullave që do të përcaktohen nga qeveria. Konkretisht kjo hallkë sqarohet në nenin 37 të draftit. Rregullat përfshijnë: specifikimin e kërkesave për inceneratorët dhe bashkëinceneratorët e mbetjeve; procedurat e dorëzimit dhe pranimit të mbetjeve në inceneratorë; kushtet operacionale të tyre; procedurat e kontrollit dhe të monitorimit; detyrimet e raportimit, ruajtjes së të dhënave dhe informimit publik. Nuk pranohen për incenerim, mbetjet që janë grumbulluar në mënyrë të diferencuar për qëllim të përgatitjes për ripërdorim dhe riciklim. Drafti ndalet gjithashtu edhe në elementë të tjerë që kanë të bëjnë kryesisht me importet apo eksportet e mbetjeve. Sa i takon importit projektligji parashikon lejimin vetëm të atyre mbetjeve që miratohen nga qeveria në një listë të posaçme dhe ku mbetjet klasifikohen si jo të rrezikshme. “Këshilli i Ministrave me propozim të Ministrit miraton listën e mbetjeve jo të rrezikshme të cilat lejohen të importohen në Republikën e Shqipërisë” thuhet ne nenin 73 të projektligjit që tashmë është hedhur për konsultim publik.

Top Channel/ Durrës, një 37-vjeçar dhunon prindërit dhe i bën për spital
06/11 23:27
Top Channel/ Greqi, arrestohet vrasësi shqiptar me tre emra
06/11 23:14
Top News- Protestat nuk ndalen në Tiranë! Çfarë ndodhi në tubimin tek Kryeministria
06/11 22:33
Top News- Godet babain e nënën e moshuar pa mëshirë/ E rëndë në Durrës, pranga autorit
06/11 22:32
Top News-Shpallja ‘Non Grata’ dhe përplasjet me ambasadorin Donald Lu.Adriatik Llalla thyen heshtjen
06/11 21:46
Top News- Rishfaqet Adriatik Llalla! ‘Dosja ime ishte e paragjykuar, u dha dënim më i ashpër’
06/11 21:45
Top Channel/ Plagoset me dy plumba në bark shqiptari në Athinë, transportohet në spital
06/11 21:31
Top Channel/ E rëndë në Durrës/ Djali dhunon prindërit e moshuar, i ati transportohet drejt Traumës
06/11 21:22
Top Channel/ Rregulla të reja për monumentet, qeveria ndryshon ligjin
06/11 20:12
Top Channel/ Shtatë nxënëse në Selenicë denoncojnë mësuesin: Na ngacmoi seksualisht
06/11 19:49
Top Channel/ Kokaina në Frakull, spak kërkon konsfiskimin e 2 milionë eurove pasuri
06/11 19:46
Top Channel/ Veliaj reagon me video me AI nga paraburgimi: Më internoni në Hënë!
06/11 19:43
Top News- Vdes elektriçisti në Selenicë! Tjetër ngjarje e rëndë! 9 punonjës kanë humbur jetën
06/11 19:40
Top Channel/ Nga protesta drejt listës studentore, të rinjtë synojnë krijimin e një partie
06/11 19:32
Top News – ‘E sulmoi ariu, erdhi në banesë i gjakosur’/ Nënë e bir mohojnë akuzat
06/11 18:50
Top News – Arrestohet mësuesi në Selenicë. Disa nxënëse e kallëzuan për ngacmim seksual
06/11 18:48
Top Channel/ Nëna e njërës prej vajzave që akuzuan mësuesin në Selenicë: Kishte prekur fizikisht…
06/11 18:11
Top News – Wizz Air zgjeron praninë në Shqipëri/ Shton avionin e 15-të, shkon në 9 milionë ulëse
06/11 17:41
Top News – Veliaj firmos 15 projekte, mesazh me ‘IA’: Vazhdoj punën dhe në hënë të më internojnë
06/11 17:07
Top News – Pronari u dënua për trafik kokaine, SPAK kërkon konfiskimin e 2 milionë eurove prona
06/11 17:06