Të jesh transgjinor në Shqipëri”, kështu quhet ekspozita e çelur në Shtëpinë e Europës , në Tiranë, në kuadër të Muajit të Krenarisë kudo në botë. Po si është të jesh transgjinor në Shqipëri. Realiteti tregon se anëtarët e këtij komuniteti, shpesh duhet të maskohen, ta mohojnë, apo ta fshehin identitetin seksual dhe jo rrallëherë të bien pre e dhunës verbale dhe fizike.