Turqia përgatitet të dielën për zgjedhjet presidenciale dhe ato të përgjithshme, e këtë radhë, sondazhet e opinionit nuk e favorizojnë shumë Rexhep Tajip Erdoganin që kërkon një mandate të dytë në krye të shtetit. Në fakt, ato tregojnë se lideri i pasfiduar deri më tani i Turqisë, mund edhe ta humbasë pushtetin.