“Portokalli”, spektakli më i madh i humorit, rikthehet sonte në orën 21.00 me energji dhe shumë surpriza. Në sezonin e 44-ët, pas më shumë se 1000 shfaqjesh ndër 20 vite, ai mbetet një nga prodhimet më të suksesshme dhe të dashura për publikun. Aktorëve të njohur do t’u bashkohen edhe figura të reja të humorit, duke sjellë të qeshura për familjet shqiptare brenda dhe jashtë vendit, në skenën dhe ekranin e Top Channel.