Pas një ndërprerjeje 24-orëshe të lundrimit në dy brigjet e Adriatikut, natën e kaluar tragetet e linjës u nisën nga të dyja portet detare, i Durrësit dhe Barit. Pas rifillimit të lëvizjeve, transporti detar i udhëtarëve dhe mallrave me tragete mes këtyre dy porteve, iu rikthye normalitetit. Mëngjesin e sotëm dy tragetet nga Bari mbërritën në Durrës përkatësisht në orën 09:55 dhe 10:25.