Ka përfunduar rikonstruksioni I shkollës 9-vjeçare “Myrteza Sala” në Bilisht. Kryeministri Edi Rama në një postim në Facebook njoftoi përfundimin e punimeve ndërsa theksoi se tashmë një tjetër institucion arsimor në vend me standardet më të mira bashkëkohore ka hapur dyert për 420 nxënës dhe mësues. Investimi, sipas kreut të qeverisë u bë nga ministria e Arsimit dhe Sportit.