Pas përpjekjeve disa ditore të forcave të zjarrfikëseve, policisë ushtarake dhe forcave operacionale të Shqipërisë dhe Kosovës, ishin reshjet e shiut që vunë nën kontroll flakët e zjarrit. Vatrat të cilat rrezikonin seriozisht edhe banesat në fshatin Thirrë u izoluan, duke sjellë kështu edhe shpresën për banorët. Ndërsa pamja që të ofron mali i Thirrës, mali i Rrunës, Qafa e Kumbullës, Mali i Munellës, është tragjike, pishat dhe gjithë bimësia është djegur totalisht.