Top Channel/ Rezistenca nga ilaçet po rritet, miliona vdekje nëpër botë!
20/01/2022 18:29

Autoritetet e shëndetësisë nëpër botë vënë re me shqetësimin një rritje të ndjeshme të infeksioneve që shkaktohen nga bakteret rezistuese ndaj antibiotikëve. Më shumë se 1.2 milionë vdekje u shënuan në 2019 nga ky fenomen sipas studimit më të madh të realizuar ndonjëherë për këtë çështje. Një shifër e tillë është më e lartë se ajo e vdekjeve vjetore nga malaria dhe Sida. Më të prekura nga rezistenca ndaj medikamenteve rezultojnë shtetet e varfra, thuhet në raportin e publikuar nga revista mjekësore, The Lancet. Aty rekomandohet që të ketë investime urgjente në ilaçe të reja, ndërsa thuhet se ato ekzistueset duhet të përdoren më me kujdes. Përdorimi i tepruar i antibiotikëve për infeksione jo shumë të rënda, nënkupton se ato po bëhen më pak efektive kundër infeksioneve serioze. Njerëzit janë duke vdekur nga infeksione që më parë ishin të trajtueshme, nënvizohetnë studim. Shifrat për vdekjet, janë të bazuara në hulumtime të kryera në 204 shtete nga një ekip i hulumtuesve ndërkombëtarë, i udhëhequr nga Universiteti i Uashingtonit në Shtetet e Bashkuara. Hulumtuesit besojnë se rreth 5 milionë njerëz kanë vdekur më 2019 nga sëmundje ku ka pasur rol rezistenca ndaj baktereve, ndërsa 1.2 milion vdekje janë shkaktuar drejtpërdrejt nga ky problem.

Top News – SHBA shpëtoi Izraelin nga Irani. Ish analisti i CIA-Tel Avivi ishte në prag të kolapsit
05/07 19:45
Top News – Erdogan shpreson nga Trump. Porosia e Turqisë për F35, pezull prej vitesh
05/07 16:46
Top Channel/ Turqi, bie borë në fillim të korrikut: “Mes zjarreve”, mbulohen dy qytete!
05/07 14:39
Top News- 20 të vrarë nga sulmet izraelite/ Bombardime në një shkollë në Gaza, fëmijë mes viktimave
05/07 14:14
Top News – Shqiptari gjente shitësit. Greqi, roli i 41 vjeçarit në grupin e trafikut të armëve
05/07 13:53
Top News- Alarmi nga shërbimi sekreti gjerman/ ‘Rusia përdor armë kimike kundër Ukrainës’
05/07 13:47
Top News- Laboratori i kokainës në Greqi/ Pranga 3 shqiptarëve, ‘truri’ i rrjetit fshihet në Spanjë
05/07 13:00
Top Channel/ Rusia, armë kimike në Ukrainë, 007-tat gjermanë: Lëndë ushtarake që dëmton mushkëritë!
05/07 11:54
Top Channel/ Hamasi “i dorëzohet” Trumpit, “çon fjalë” me ndërmjetësit: Ne ulim armët!
05/07 11:52
Top Channel/24 viktima, 25 fëmijë të zhdukur: Përmbytje “apokaliptike” në Teksas, rrafshohet kampi!
05/07 11:51
Top News- Shpërthimi i fortë në Romë/ Shkon në 50 numri i të plagosurve, panik në Itali
05/07 11:44
Top News- Dritë jeshile për armëpushimin/ Hamasi pranon, por kërkon garanci nga ShBA
05/07 10:24
Top News – ‘Parlamenti nuk është cirk’. Merz refuzon flamurin LGBT në godinën e Bundestagut
04/07 23:00
Top Channel/ Tragjedi në Teksas! Humb jetën 9-vjeçarja nga i nxehti, e ëma e la të mbyllur në makinë
04/07 22:30
Top News – Targë për monopatinat. Italia vendos rregullore për dyrrotakët elektrikë
04/07 22:30
Top Channel/ “Digjet” Italia! Tre persona humbin jetën, alarm i kuq në 20 qytete
04/07 22:27
Top Channel/ Lufta në Ukrainë, rusët bombardojnë qytetin Krivyi Rih! Plagosen gjashtë persona
04/07 22:26
Top News – Hamasi ‘po dorëzohet’. Bisedimet mes fraksioneve, ‘Po’ armëpushimit të Trump
04/07 22:00
Top News – Turqi-Izraeli, përplasja e pashmangshme/ Analiza e FT, dy vendet luftë për hegjemoni
04/07 21:00
Top Channel/ Përplasen dy autobusë në Greqi, 47 të plagosur
04/07 20:00