83-vjetori i rezistencës antifashiste shqiptare është përkujtuar sot në Durrës. Autoritetet vendore, veteranë dhe familjarë të dëshmorëve bënë homazhe pranë monumentit të Heroit të Popullit Mujo Ulqinaku, që u shndërrua në simbol të rezistencës në ato ditë të vështira për vendin. Të pranishmit nderuan kujtimin e atyre që dhanë jetën për të ndalur pushtimin fashist.