Në aeroportin e Bergamos mbizotërojnë ngjyrat e Ryanair. Dy dekada më parë nisi mes tyre një bashkëpunim i cili e ktheu Bergamon në një destinacion. Ryanair udhëheq aviacionin europian si linja ajrore kryesore lowcost me 90 fluturime dhe 135 milionë pasagjerë. Por një rol të veçantë ka aeroporti i Bergamos që pësoi një shndrrim falë vizionit të qartë të RYANAIR dhe investimeve të tyre të vazhdueshme.