Kanadaja u përball përpara pak kohësh me një të nxehtë rekord, që nuk ishte shënuar ndonjëherë në këtë vend. Temperatura përvëluese përfshinë dhe disa pjesë të Amerikës. Në Europë, i nxehti i mundimshëm ia la vendin përmbytjeve shkatërruese që shkaktuan dëme të pallogaritshme e qindra jetë të humbura njerëzish. Pas kontinentit të vjetër, furia e motit u spostua në Kinë, ku pamje gati surreale të një qyteti të zhytur në ujë bënë xhiron e botës.