Shkolla e mesme e Gjuhëve të Huaja “Asim Vokshi” në Tiranë vitin e ri shkollor do të presë 750 nxënës në mjediset e reja të cilat janë drejt përfundimit. Me rindërtimin pas tërmetit edhe të kësaj shkolle, pjesë e paketës së dytë të shkollave të reja që po ringrihen në Tiranë, gjimnazi ofron kapacitete të zgjeruara dhe hapësira moderne për nxënësit. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj, e vuri theksin te nevoja që ka kryeqyteti për të rinj, që zgjedhin t’i përshtaten profesioneve të së ardhmes, ku ndër më kryesoret me rritjen e fluksit të turistëve, janë turizmi dhe guidat turistike.