Reshjet e dendura të shiut dhe dalja nga shtrati i perrenjve, kanë shkaktuar dëme materiale në disa banesa dhe biznese në Malësinë e Madhe. Shërbimet e Policisë së Shtetit, të Policisë Bashkiake dhe Emergjencat Civile janë në terren, për të ndihmuar drejtuesit e automjeteve dhe banorët që janë në vështirësi. Ndërsa u bëhet thirrje qytetarëve që kanë nevojë për ndihmë, të telefonojnë në numrin pa pagesë 112.