Pas reshjeve të shiut gjatë orëve të para të mëngjesit, plazhi i Durrësit regjistroi një frekuentim më të pakët nga pushuesit. Reshjet sollën freski pas ditëve të nxehta të verës. Në orët e para të ditës, shumica e çadrave mbetën të mbyllura. Pushuesit zgjodhën më shumë shëtitjet buzë detit, por të shumtë janë dhe ata që u futën në det dhe pse me dallgë.