Reshjet e dendura të shiut gjatë ditëve të fundit kanë shkaktuar një sërë problemesh serioze në rrugët rurale të qarkut Kukës, duke lënë qindra banorë të izoluar. Sipas raportimeve nga terreni, shumë akse rurale janë dëmtuar rëndë, ndërsa në disa prej tyre ka prani gurësh dhe dherash që kanë bllokuar qarkullimin. Më e goditura mbetet Njësia Administrative Zapod, ku bllokimi i rrugëve kryesore ka krijuar vështirësi të mëdha në lëvizjen e banorëve.