Belinda Balluku po monitoron situatën e krijuar si pasojë e rritjes së intesitetit të reshjeve në Hidrocentralin e Komanit. Zvkryeministrja. Njëherazi ministrja e infrastrukturës dhe e energjisë deklaroi se janë marr masat në përgjigje të alarmit, teksa është shpallur gjendja e gatishmërisë që të enjten, me stafet 24/7. Shqetësuese më tepër paraqitet gjendja në veri dhe verilindje, ndonëse u bë e ditur se jo vetëm janë shtuar burimet njerëzore për të përballuar dëmet nga parashikimi metereologjik, por edhe flota e mjeteve gjithashtu.