Që prej drekës Lezha është shoqëruar me reshje të dendura shiu duke krijuar dhe problemet e para në lagjen “Besëlidhja”. Një pjesë e saj ka prezencë të lartë te ujit duke e bërë të pamundur qarkullimin në këtë zonë. Gjithashtu bizneset e katit të parë kanë ndërprerë aktivitetin e tyre gjatë orëve të pasdites për shkak të prezencës së lartë të ujit.