Anëtarët e Asamblesë Kombëtare te Republikës Serbe, votuan për bllokimin e Marrëveshjes që garanton lirinë e lëvizjes në Ballkanin Perëndimor, duke lënë në fuqi regjimin e vizave midis Bosnje e Hercegovinës dhe Kosovës. Krerët e vendeve të Ballkanit Perëndimor u pajtuan tetorin e vitit të kaluar me marrëveshjen për njohjen e ndërsjellë të dokumenteve të identifikimit, të diplomave universitare dhe kualifikimeve profesionale, e firmosur në kuadër të Procesit të Berlinit. Qytetarët e Bosnjës dhe Kosovës konsideroheshin si përfituesit kryesorë të kësaj ujdie.