Vizitat në parkun Arkeologjik në Apoloni kanë arritur ne nivele rekordi. Vizitoret e huaj largohen me përshtypjet më të mira për Shqipërinë. Grupe të organizuara turistesh nga Spanja, Italia dhe Britania e Madhe përbejnë edhe pjesën më të madhe të numrit të vizitorëve. Vetëm përgjatë 3 muajve të parë të këtij viti parkun Arkeologjik te Apolonisë e kanë vizituar mbi 13 mijë turistë të huaj.