Numri i kalimeve të jashtëligjshme kufitare në vendet e BE-së ka shënuar një nivel rekord shtatë muajt e parë të vitit, deklaroi agjencia për menaxhimin e kufijve të bllokut, Frontex që numëron gati 176 mijë tentative të tilla. Kjo është shifra më e lartë për këtë periudhë kohore që nga viti 2016, dhe përbën një rritje prej 13 për qind.