Gjenerali ne rezerve Vladimir Qiriazi qëndroi për gati dy orë përballë prokurores së posacme për ti treguar konfliktet që ndodhën 13 vjet më parë , kur ai refuzoi urdhërat që të firmoste privatizimin e kompleksit Partizani. heqja e kësaj pasurie nga listat e pronave të ushtrisë e ka vënë në lëvizje Spakun që të gjejë përgjegjësit, por deri më tani të gjithë të pyeturit janë në cilësinë e deklaruesit thënë ndryshe të personit që kanë dijeni. Megjithatë dëshmia e gjeneralit, në atë kohë shef i komandës mbështetëse dhe llogjistike tregon përplasjen me ministrat e qeverisë Berisha , të cilët i kërkuan që ai të aprovonte privatizimin ndonëse ky aset i përkiste ministrisë së mbrojtjes dhe jo forcave të armatosura