Zhvillimet e fundjavës në Rusi janë ndjerë të forta sot në tregjet financiare të vendit, që e tregtoi këtë mëngjes rublën në shkallën më të ulët të 15 muajve të fundit kundrejt dollarit amerikan. Vlera e rublës ruse ra me 2.1 për qind kundrejt monedhës së gjerlbër. Më e ulët, ajo ka qenë vetëm në mars të vitit 2022, pak pas nisjes së agresionit të Moskës ndaj Ukrainës.