Top Channel/ Raporti i PE, vlerësohet SPAK: Politika të ndalë presionin ndaj gjyqësorit!
20/03/2025 19:48

Draft-raporti për Shqipërinë, i dorëzuar pranë Komisionit të Jashtëm të Parlamentit Evropian, vlerëson progresin e Shqipërisë në Reformën në Drejtësi, por sheh si shqetësim ndërhyrjet dhe presionin ndaj sistemit gjyqësor. Drafti i dorëzuar nga Reporteri për Shqipërinë në Parlamentin Evropian, Andreas Schieder, ngre gjithashtu shqetësimin për cenimin e pavarësisë institucionale të SPAK. “Parlamenti Evropian përshëndet progresin që ka arritur Shqipëria në zbatimin e reformave në drejtësi, përfshirë procesin e Vetingut, të përfunduar në shkallë të parë; megjithatë shpreh shqetësimin për ndërhyrjet e vazhdueshme politike dhe presionin mbi sistemin gjyqësor. Thekson punën kyçe të SPAK në vijimësinë e dokumentimit të hetimeve, ndjekjeve penale dhe dënimeve në raste të korrupsionit në nivele të larta; paralajmëron kundër minimit të punës së institucioneve të pavarura si SPAK”. Draft-raporti vlerëson angazhimin e Shqipërisë për integrimin në Bashkimin Evropian, ndërsa thekson rëndësinë e dialogut politik, duke i bërë thirrje palëve të tejkalojnë polarizimin e vazhdueshëm mes tyre. “Draft raporti insiston për rëndësinë e debatit politik konstruktiv dhe sjelljes korrekte parlamentare si aspekte kyçe të qeverisjes demokratike; ripohon përgjegjësinë e përbashkët të forcave politike të Shqipërisë për të forcuar dialogun politik konstruktiv dhe gjithëpërfshirës dhe për të tejkaluar polarizimin politik të vazhdueshëm në vend. Merr në konsideratë ndryshimet në Kodin Zgjedhor të 2024, të cilat mundësojnë votimin jashtë vendit nga diaspora shqiptare dhe vendosin lista kandidatësh pjesërisht të hapura; insiston për nevojën për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e papërmbushura nga OSBE/ODIHR dhe Komisioni i Venecias”. Pas diskutimit në Komisionin e Jashtëm të Parlamentit Evropian, draft-raporti kalon për votim në seancën plenare të Parlamentit Evropian. Pas miratimit ai dërgohet në Këshillin e Bashkimit Evropian dhe Komisionin Evropian për shqyrtim dhe vlerësim të mëtejshëm.

Makinat e vjetra do dorëzohen falas, zbardhen kushtet e qeverisë
23/10 23:17
Top Channel/ Protesta e 11 mbyllet në paqe, studentët apel për të shtunë
23/10 23:00
Top Channel/ Serbia “ndizet” nga protestat 48 orë para zgjedhjeve
23/10 22:58
Top Channel/ Kosova do shpenzojë 1 miliardë euro për mbrojtjen
23/10 22:56
Top News – Furtunë dorëheqjesh në institucione. Nga hekurudha tek doganat, drejtuesit lënë detyrën
23/10 21:10
Top News – Protestat e gjeneratës Z. Demo në Itali: Të forcojmë sigurinë publike
23/10 20:26
Top Channel/ Protestat pezullojnë shfaqjet, pezullime nga Teatri i Kukullave te Opera
23/10 20:00
Top Channel/ Turizmi ngadalëson ritmin, në shtator hynë 1.28 milionë të huaj
23/10 19:51
Top Channel/ Tre adoleshentë plagosen me thika, ngjarja pranë gjimnazit të Krumës
23/10 19:37
Top Channel/ Dorëheqjet në “kasafortë”! Ikin mbi 130 drejtorë pas kërkesës së Ramës
23/10 19:34
Top Channel/ Melania vendos paqen Rusi-Ukrainë! Bashkëshortja e Trump, armëpushim në Olesky
23/10 19:25
Top News – Huaja ushtarake nga SHBA në GJK. Kalon në seancë dhe çështja e pagave të magjistratëve
23/10 19:13
Top News- 16 vjeçari plagos tre shokët në Has/ Sherri nisi jashtë bilardos, ndalohen dy adoleshentë
23/10 18:38
Top News – ‘Fshesa’ ndaj drejtorëve në administratë. Jo të gjithë mund të ikin, garë për postet
23/10 17:05
Top Channel/ Protestë paqësore. Sot nuk ka patur incidente në tubimin përpara kryeministrisë
23/10 15:56
Top Channel/ PDK përçahet për Specialen. Kthimi i ligjit ndez debatet, kërkohet dorëheqja e kryesisë
23/10 15:53
Top Channel/ Korçë, priten pishat për ndërtimin e liceut Francez, ngrihen shqetësime mjedisore
23/10 15:52
Top Channel/ Dhuna në kopsht, 2 nën hetim. Nëna goditi edukatoren në Fier, policia po heton
23/10 15:50
Top Channel/ Vartësit e Ballukut nën akuzë. Verdho dhe Gjyli njihen me akuzat
23/10 15:49
Top Channel/ Tatimet: 2.15 milionë euro dëme në 127 biznese të dëmtuara nga protestat
23/10 15:48