Kryeministri Edi Rama është takuar me kryetarët e Bashkive për të diskutuar rreth analizës të performancës së sektorit ujësjellës – kanalizimeve. Rama tha se janë investuar mbi 1 miliard euro për transformimin e ujësjellësit dhe ka ngritur disa pyetje retorike për kryetarët e bashkive. Sipas kryeministrit, qytetarët kanë të drejtë të ankohen sepse kryetarët e bashkive rrisin humbjet dhe thekson se gropa që është hapur për keqadministrimin e ujit për 30 vite është e vështirë të mbyllet.