Dy projekte të tjera të rëndësishme pritet t’i shtohen kryeqendrës së veriut, Shkodrës. Projektet për Muzeun e Kujtesës dhe hapësirën përreth Xhamisë së Shkodrës u prezantuan këtë të hënë, ku i pranishëm ishte dhe kryeministri Edi Rama. Rama tha se realizimi i këtyre projekteve do mbështetet nga qeveria shqiptare.