Kryeministri Edi Rama ka reaguar pas akuzës së bërë nga Sali Berisha, i cili tha se “fluturon në Korçë me helikopter pasi u shembën akset”. Në një postim në X Rama ka postuar dy foto nga helikopteri, duke thënë se jo vetëm në Korçë por edhe drejt Vlorës ka udhëtuar, pasi ka shoqëruar një grup investitorësh.