Kryeministri Rama ka zhvilluar ditën e sotme një takim me punonjësit e një kompanie private, të cilët i ka informuar për rritjen e pagës minimale. Gjatë takimit Rama u shpreh se është shumë e rëndësishme të deklarohet e gjithë paga e punonjësve dhe të mos ketë paga në të zezë, pasi kjo gjë ndihmon edhe në rritjen e pensioneve, të cilët burojnë nga sigurimet shoqërore. Rama bëri me dije gjithashtu se paga mesatare në vazhdim do të jetë 85 mijë lekë, e barabartë me punonjësit e thjeshtë në Gjermani.