Kryeministri Edi Rama ka dhënë lajmin e mirë për të gjithë fëmijët e mjekëve që kanë humbur jetën nga covid. Rama tha se deri në moshën 18 vjeç fëmijët do marrin rrogën e plotë të prindërit që kanë humbur. Rama: Personat e mitur prindërit që i përket kategorisë mjek, infermier, që ka humbur jetën nga covid do të trajtohet në mënyrë retroaktive dhe të gjithë këta që do kenë statusin e fëmijës nën përkujdesjen e Republikës do marrin rrogën e plotë të prindërit deri në moshën 18 vjeç.