Top Channel/ Rama takon Rishi Sunak! Biseda mes dy homologëve për emigrantët, sigurinë dhe ekonominë
23/03/2023 19:43

Edi Rama bëhet i pari kryeministër shqiptarë që hyn në derën e 10 Downing Street në një vizite zyrtare me ftesë të homologut Rishi Shunak, në një kohë kur shqiptarët janë kthyer ne tabelë qitje për interesa politike të ditës nga ministrat anglez. Kryeministri Rishi Sunak parashtroi çështjet për diskutim nga ku me kryesorja emigrimi ilegal. “Rama kënaqësi t’ju mirëpresim në Britani, në Downing street. Britani dhe Shqipëria kanë tashmë një partneritet të ngushtë dhe po pres me padurim që ti forcojmë edhe më tej ato marrëdhënie me ju sot. Gjatë vitit të kaluar ne biseduam për të ndëshkuar emigrimin e paligjshëm dhe jam i lumtur për progresin që kemi bërë në atë drejtim. Do ta diskutojmë më shumë edhe më vonë. Dua gjithashtu të diskutoj me ju për bashkëpunimin ekonomik, tregtinë si edhe në fushën e sigurisë, specifikisht mbi sulmet kibernetike të cilat ju keni kaluar. Për të gjitha këto dhe më shumë jam i lumtur që do të diskutojmë së bashku, pro së pari kënaqësi që ju pres këtu.”- tha Sunak. Kryeministri Edi Rama ia tha ballë për ballë Rishi Sunak gatishmërinë e Shqipërisë për bashkëpunuar por edhe qëndrimin se Shqiptarët asesi nuk mund të jenë shembulli së keqes në Britaninë e Madhe. “Faleminderit kryeministër, jam shumë i nderuar. Sikurse e dini, kjo është vizita e parë e një kryeministri shqiptar në këtë ndërtesë historike. Jam falënderues për këtë. Është një moment i rëndësishëm në marrëdhëniet tona. Sikurse ju e thatë, ne po bashkojmë forcat për të bërë gjithçka për të goditur rrjetet kriminale dhe të shmangim që njerëzit e pafajshëm të bien pre e këtyre rrjeteve. Në të njëjtën kohë, unë ju falënderoj sepse është një mundësi të theksojmë se ashtu si jo të gjithë britanikët nuk janë James Bond ose Mr. Bean, jo të gjithë shqiptarët janë si disa karaktere të jashtëligjshme sit ë filmit Taken. Djemtë që vijnë me gomone… nuk është vetëm ai shqiptari, por është pjesë e një kornize të gjerë. Dua Lipa nuk është thjesht një këngëtare britanike, por një emigrante shqiptare që ka ardhur këtu për të mësuar, për t’u zhvilluar dhe për të kënduar për ju. Ne duam t’ju sigurojmë se komuniteti shqiptar këtu ndihet jo vetëm i sigurt, por dhe i nderuar. Objektivi ynë i përbashkët është të fitojmë këtë betejë. Jemi të interesuar të forcojmë bashkëpunimin midis nesh. Jam vërtet serioz për të pasur marrëveshje jo thjesht në fjalë. Pres që të bëjmë më të mirën së bashku. Faleminderit sërish dhe ju ftoj të vini në Tiranë.”– tha Rama. Me të gjitha gjasat qëndrimet e forta e të drejtpërdrejta të Edi Ramës do ta frenojnë retorikën anti shqiptare. Emigrimi shqiptarëve ilegalisht do të vijojë për aq kohë sa qeveria e kryeministrit Rishi Sunak nuk do ta shikojë zgjidhjen tek shtimi lejeve të punës e vizave për punonjës sezonal, por do të këmbëngul tek dënimet.

Top Channel/ Basha padit Ballën në Spak: Më cenoi nderin
27/11 23:25
Top Channel/ Ambasada e SHBA mesazh para protestës: Kujdes me dhunën
27/11 23:20
Top Channel/ Festa kuqezi për herë të parë në Azerbajxhan
27/11 23:18
Top Channel/ Falja e 36 mijë faturave të energjisë, qeveria bën gati ligjin e ri
27/11 23:15
Top Channel/ Det edhe në rrugë, Vlora përmbytet pas 12 orësh shi
27/11 23:13
Top Channel/Përfshihet nga flakët një kamionçinë në bypass-in Levan-Mbrostar, ndërhyjnë zjarrfikëset
27/11 22:51
Top Channel/ Nën hetim për pastrim parash, Xhensila Myrtezaj reagon ashpër: Nuk do lejoj që…
27/11 22:37
Top Channel/ Prej 12 orësh reshje të dendura, përmbytet Vlora! Situatë e vështirë në qarkullim
27/11 22:01
Top Channel/ Konflikt mes disa personave në Fier, policia shoqëron tre të dyshuar në komisariat
27/11 20:37
Top News – Presidenti serb lavdëron Kadarenë. ‘Personalitet që i ka dhënë shumë Ballkanit dhe botës’
27/11 20:30
Top Channel/ ‘Rakipi njësoj si Rama’, Berisha: Bën sikur bën ndere, por i çon të gjithë ke djali
27/11 20:04
Top Channel/ Nis faza e dytë e bashkëpunimit mes Zvicrës dhe Shqipërisë për inovacionin
27/11 19:55
Top Channel/ Durrësi kuqezi! Atmosfera e festave rrit prenotimet në qytetin bregdetar
27/11 19:53
Top News – Miratoi buxhetin para Kuvendit. Prefektura rrëzon Këshillin Bashkiak të Vlorës
27/11 19:50
Top Channel/ “Revanshi”, 78 vite burg për 12 vetë! Emiljano Shullazi dhe Avdyli, nga 10 vite
27/11 19:47
Top Channel/ Veliaj çon Spakun në Kushtetuese, kërkon rrëzimin e tre vendimeve të gjykatave
27/11 19:44
Top Channel/ Kallëzohet në SPAK kryepolici, po hetohet pas protestës së 17 tetorit
27/11 19:41
Top Channel/ Gjoba “rrugore” për protestuesit, policia shqyrton zbatimin e Kodit Rrugor
27/11 19:36
Top Channel/ Lëvizja e qeverisë një ditë para protestës, akt normativ për dëmet: Paguajnë dhunuesit
27/11 19:33
Top Channel/ ‘Kjo opozitë duhet të bashkohet’, Berisha: Detyrë e çdo atdhetari të…
27/11 19:31