Shkodra ishte kryefjalë e çdo takimi elektoral të kryesocialistit Edi Rama. Kryeqendra e veriut të Shqipërisë është kthyer në një bast të vërtetë për ta fituar nga socialistët me Benet Becin i cili e zhvilloi fushatën nën moton “Shkodra Pozitive”. Prandaj u zgjodh si një prej dy qyteteve për mbylljen e fushatës elektorale të PS.