Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka zhvilluar një vizitë zyrtare në Prishtinë, ku u prit nga homologu i tij, Albin Kurti, pas konfirmimit të qeverisë së tij vetëm disa ditë më parë. Vizita e Ramës erdhi një ditë para Ditës së Pavarësisë së Kosovës, që kremtohet më 17 shkurt. Në kuadër të vizitës, Rama u takua gjithashtu edhe me Presidenten e Kosovës, Vjosa Osmani, ku diskutuan për çështje të rëndësishme për të dyja vendet.