Me moton “Le të dëgjojmë njëri-tjetrin”, kryeministri Edi Rama ka nisur të mërkurën pasdite komunikimin publik me qytetarët. Përmes këtij komunikimi në rrjetin social Facebook, Rama i prezantoi qytetarët edhe me formularin e Këshillimit Kombëtar. Kryeministri shqiptar tregoi se çdo qytetar mbi 18 vjeç do të plotësojë formularin me qëllimin për të ndihmuar në zgjidhjen e këtyre temave.