Top Channel/ Rama ‘përplaset’ me gazetarin:Luftën me medien e kam humbur,më është bërë lëkura beton!
14/11/2023 23:08

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se bota online është një xhungël që ka nevojë rregullim, por vetërregullimi nuk mjafton. “Unë nuk besoj në vetërregullim. Unë citova atë çka pala juaj tha kur u përpoqëm të rregullonim diçka minimale si hap medie në internet dhe merr para për reklama ndërkohë që askush nuk e di se kush je. A është normale. Jo nuk besoj se është normale. Si asnjë biznes tjetër në botë, një njeri mund të publikojë lajme për të zhvatur bizneset duke u thënë njerëzve nëse nuk më jep para unë do t’ju them njerëzve se qumshti që ti shet ka helm apo mishi që ti shet ka brenda cipet Bill Gates. Nuk po flasim për televizionet, por për mediet online. Sepse televizionet të paktën janë të regjistruar dhe ndaj tyre mund të ngresh një padi, por për medien online nuk ke si sepse ata nuk figurojnë askund. Duhet vetërregullim pra, vetërregullim që ky keqbërës të dalë dhe t’u thotë njerëzve më fal, më fal, isha unë. Kur e propozuam këtë ligj pala më e interesuar që ta bënte këtë gjë ishin bizneset. Pse duhet të jetë një xhungël kjo bota online?! Pse duhet të mendojmë që kjo xhungël mund të vetërregullohet dhe të gjitha speciet një ditë të sillen mirë, askush nuk do të hajë tjetrin, do të krijojmë koperativë, do të punojmë së bashku, do të mbjellim grurë. Bota nuk u krijua kur u krijua media sociale. Civilizimi nisi mijëra vjet më parë. Kështu që si i bëhet që kjo nuk merret në konsideratë. Pse duhet të jetë kjo një botë paralele e një gazetarie, pra hidhe aty dhe do të vetërregullohet ngadalë. Po njerëzit që lëndohen, jo unë sepse mua nuk më intereson. Mua më është bërë lëkura si beton. Kriminel, përdhunues, pedofil, abuzues dhe dhunues grash, të gjitha këto më janë thënë mua. Nuk më intereson. Kur nisa ta bëja këtë punë i kisha të gjitha flokët, tani kam shumë pak sepse po më bjen një nga një dita ditës. Unë thjesh po ju argëtoj, nuk kam asnjë lloj problemi. Vetërregullim, patjetër dhe pastaj shteti duhet të paguaj për vetërregullimin. Jo jo, shteti nuk do të paguaj asgjë dhe ju duhet të gjeni mënyrat për të paguar ashtu sikurse paguajnë politikanët nën vetërregullimin tuaj”- tha Rama. Në kundërpërgjigje të kryeministrit, një gazetar kroat është shprehur se edhe në Kroaci ndodh që mediet të shkruajnë për problematika në politikat publike, por nuk ndodh në asnjë moment që qeveria të ndërmarrë të tilla masa. Duke i përmendur minutazhin, gazetari i indinjuar i tërhoqi vëmendjen kreut të qeverisë shqiptare se ankua për 24 minuta duke fajësuar vetërregullimin, ndërkohë që ai vetë nuk mund dhe duhet të konsideroj si bastard një person që i ka dedikuar profesionit të gazetarisë 30 vite karrierë. “Zoti kryeministër, nuk mund të na konsideroni bastardë ne të cilët i kemi kushtuar kësaj 30 vite nga jeta jonë”- tha gazetari kroat, ndërsa replika e tij u prit me ovacione në sallë. Në një replikë mbi replikën, kryeministri Rama nuk i ka pritur mirë komentet dhe ovacionet në sallë, duke vënë në dukje se nuk ishte dëgjuar dhe mesazhi i tij ishte keqinterpretuar. Rama bëri të qartë se nuk ankohet, pasi luftën me medien e ka kryer njëherë dhe ka dalë i humbur, ndërsa fjala e mbajtur ishte brenda kohës së vënë në dispozicion nga programi. “Ju dëgjova, dhe ju po duartrokisni për diçka që s’ka lidhje me atë që thash unë. Ky reagim nuk është fjalë e lirë, është zë i lirë por jo fjalë e lirë. Së pari, unë nuk ankohem. Ka vite që unë nuk ankohem. Luftën time e kam bërë, e kam humbur dhe kaq. Nuk u ftova unë ju, ju më ftuat mua. Programi ishte 30 min, jo 24. Mora fjalën, fola. Së treti nuk thash se jeni bastardë, thash gjëra krejt të ndryshme. Do të dëgjoni regjistrimet dhe pasi ti dëgjoni do të ndiheni keq sepse do të kuptoni se nuk më keni dëgjuar mua. Unë nuk thash që nuk ka gazetar që nuk bëjnë punën e tyre mirë. Ju nuk më njihni. Hytë në këtë sallë duke menduar se isha i vetmi kryetar qeverie që nuk jam autokrat dhe po dilni me përshtypjen se jam autokrat. Duhet ta dëgjoni personin deri në fund me respekt, jo të tregoni mungesë respekti duke bërë zhurmuesin dhe duartrokasin. Unë kam mendimin tim dhe kam të drejtë të kem mendimin tim sepse e njoh këtë gjë. Kam qenë në anën e botuesit dfhe të gazetarit”- tha Rama.

Top Channel/ Samiti i BE, Liderët e Unionit: Kryesojnë Mali i Zi dhe Shqipëria
17/12 22:28
Top Channel/ Nderohet Artur Zheji/ UGSH i dha pas vdekjes çmimin ‘Karriera”
17/12 20:02
Top News- Rama në Bruksel, takon Kallas dhe presidentin e Këshillit të Europës
17/12 19:59
Top Channel/ Plagosja me armë në Mamurras për xhirimin e gomave, zbardhen detajet
17/12 19:54
Top Channel/ Transplantet te privati me para publike/ Lidhja e shefes së QSUT me bizneset e Allajbeut
17/12 19:49
Top Channel/ Berisha: Do bllokojmë rrugët.“Kemi treguar muskujt” më parë, por s’ishin për të rrëzuar Ramën
17/12 19:47
Top Channel/ PD radikalizon protestat/ ja vendimi në mbledhjen e Këshillit Kombëtar
17/12 19:45
Top News- “Mos xhiro gomat”, gangsteri në Mamurras nxjerr pistoletën qëllon 50-vjeçarin
17/12 19:31
Top Channel/ Të shtënat me armë në Mamurras, pamje nga vendngjarja
17/12 19:24
Top News – Nga Edi Rama tek Viktor Orban. Liderët e BE dhe Ballkanit Perëndimor mbërrijnë në samit
17/12 18:40
Top News- Aksident i rëndë, kamionçina merr para të moshuarën në aksin Lezhë-Milot
17/12 18:28
Top Channel/ ‘Kjo qeveri nuk i reziston 5000 demokratëve’, Berisha: Të gjithë në shesh për …
17/12 18:28
Top Channel/ ‘Rrezikohet të mos na japin dokumentet’, Berisha sulmon Kuvendin: Koha e guximtarëve…
17/12 18:28
Top Channel/ Aksident në aksin Lezhë–Milot, kamionçina përplas të moshuarën
17/12 18:17
Top Channel/ ‘Përballje deri në fitore për të larguar Ramën”, Berisha:Të spostohemi në një orbitë…
17/12 18:11
Top Channel/ Berisha: Greva urie, protesta, do përdorim të gjitha format për të larguar Ramën…
17/12 18:04
Top Channel/ ‘Po su ngritëm ne Rama nuk largohet’, Berisha: Beteja jonë me sakrifica, nuk mund të…
17/12 18:04
Top Channel/ ‘I aftë për grusht shteti’, Berisha: Do të bëjmë gjithçka për të ndaluar të marrësh…
17/12 18:03
Top Channel/ PD shtyn mbledhjen, Berisha: Kësaj kalbësire duhet t’i japim një përgjigje, ora jonë…
17/12 18:03
Top Channel/ ‘Sot prova jonë më e madhe’, Berisha: Do të bëjmë analizën, për të rrëzuar këtë regjim
17/12 18:00
DIGITALB DIGITALB