Kreu i qeverisë, Edi Rama, gjatë një podkasti me disa të rinj sipërmarrës në fushën e turizmit, është ndalur te projekti turistik i Sazanit. Rama u shpreh se Sazani është pika ku mund të shkruajmë në kartëvizitën e Shqipërisë dhe sipas tij, ngremë stekën në një nivel që disa vite më parë nuk mund të imagjinohej.