Pas kundërshtimit të Komisioni Europian për propozimin e presidentit të Këshillit Europian, Charles Michel, që viti 2030 të caktohet si afat deri kur vendet e tashme kandidate dhe BE-ja të jenë të gatshme për zgjerim, reagoi kryeministri Edi Rama. Në një postim të shkurtër në rrjetet sociale, numri një i qeverisë shqiptare ashtu si dhe në Slloveni e paralelizoi çështjen e integrimit me vdekjen e kreut të grupit Ëagner duke theksuar se është më e sigurt të udhëtosh në autobusin pa ndenjëse të BE-së se sa në një aeroplan rus.