Kryeministri Edi Rama në një konferencë me presidentin e Turqisë, Recep Tayyip Erdoğan përmendi disa prej projekteve në vendin tonë të realizuara falë ndihmës së qeverisë turke duke e falënderuar disa herë. Kreu i qeverisë shqiptare theksoi se shërbimi shëndetësor shqiptar duhet të jetë në nivelin e atij turk, duke theksuar se asgjë s’është e pamundur me mbështetjen e presidentit turk.