Në përfundim të takimit me studentët në Kamëz, kryeminstri Edi Rama i falenderoi që kishin durimin ta dëgjonin duke i thënë “Me siguri nuk ju kishte marrë malli se ju dal në Facebook”. Pas kësaj, i bëri të qartë se konsultat shkruhen dhe kushdo që ka durim, të marrë mundimin t’i lexojë dhe të shtojë apo të heqë diçka që të dalë strategjia e duhur. Ndërsa në fund i ftoi të gjithë që të bëjnë fotografi “për ta mbajtur kujtim” dhe ta përmendin kur të rriten.