Pas mbërritjes në Vlorë me helikopter nga Korça, Kryeministri Edi Rama ka zbritur fillimisht në fushën e shkollës së aviacionit. Më pas, ai është drejtuar drejt Sheshit te Flamurit, ku ka inspektuar nga afër punimet në një godinë shumëkatëshe, e cila pritet të transformohet në një qendër shumëdimensionale, raporton korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi. Kryeministri është njohur me ecurinë e punimeve dhe projektin e zhvillimit të kësaj godine, që synon të shërbejë si hapësirë multifunksionale për qytetin.