Kryeministri, Edi Rama vizitoi një bujtinë në Dibër dhe bisedoi me pronaren e saj. “Një grua e palodhur plot energji, me një familje shumë punëtore, edhe falë mbështetjes financiare nga AZHBR; një shembull konkret i transformimit ekonomik e social që do të sjellë zhvillimi i Agroturizmit në natyrën mahnitëse të kësaj zone, e cila po çlirohet nga izolimi shekullor dhe shpejt do të kthehet në një tjetër destinacion turistik përmes Rrugës së Arbrit, që do ta bëjë Dibrën, jastëkun e gjelbër të metropolit të Shqipërisë”, tha Rama.