Kryeministri Edi Rama iu rikthye bashkëbisedimit sy më sy nga ku tregoi se priten të tjera lajme të mira nga Brukseli për hapjen e të tjerë grup-kapitujve. Kemi lajme të mira nga fronti i negociatave, urojmë dhe shpresojmë dhe besojmë së shpejti do të marrim lajmin e hapjes së një tjetri grup kapitujsh dhe sipas ambicies dhe planit, të hapim pastaj edhe grup kapitullin e fundit, në mënyrë që të kemi të gjithë grup kapitujt e hapur. Ndërkohë, Samiti i Komunitetit Politik Europian ka qenë një sukses i jashtëzakonshëm, fantastik do thosha pa bërë asnjë ekzagjerim, jehona e cilit në korridoret e politikës europiane vazhdon.