Kryeministri Edi Rama ndodhet sot në Bulqizë, për të prezantuar projektin për Parkun Tematik Retro, “Divizioni” një model inovativ i zhvillimit të turizmit që do të transformojë një zonë të degraduar dikur ushtarake, në një destinacion të ri për turistët. Rama: Do të krijojë kushtet për të mikëpritur në këtë infrastrukturë artizanët e zonës, gra të cilat sot janë shëmbëlltyra të përpjekjes për të jetuar me punë të ndershme mes traditës ushqimore të kësaj zone, jo vetëm sa i përket produkteve të përgatitjes së zonës.