Në Izrael, kryeministri Edi Rama është takuar me presidentin e vendit mik me Shqipërinë Isaac Herzog. Kreu qeverisë shqiptare është nderuar me një Medalje Nderi, në një ceremoni të posaçme, organizuar në Rezidencën Presidenciale në Jeruzalem, ku ai ishte i ftuar me bashkëshorten e tij, Linda Rama dhe delegacionin shqiptar që e shoqëron në këtë vizitë.