Kryeministri Edi Rama, gjatë konferencës së përbashkët me Presidentin turk Recep Tayyip Erdogan, që ndodhet në Tiranë për një vizitë zyrtare, iu përgjigj dhe kritikave për marrëdhënien e afërt me qeverinë turke. I pyetur se a e shqetëson Bashkimin Europian afrimiteti me Turqinë, Rama tha se mes dy vendeve ka një bashkëpunim normal, ndërsa tregoi për mesazhin që mori teksa kthehej nga Laçi, (ku u inaugurua blloku i ri i banimit për qytetarët që mbetën pa strehë nga tërmeti i 26 nëntorit) për në Tiranë: