Kryetari i Partisë Demokratike Sali Berisha, në një videomesazh ditën e sotme ka akuzuar kryeministrin Rama për mashtrime mbi rritjen e rrogave dhe pensioneve, duke e cilësuar bonusin për pensionistët qesharak. Berisha theksoi se pagat mbeten më të ulëtat në rajon dhe fajësoi qeverinë për emigrimin masiv, që sipas tij shpaloset edhe në shifrat e EUROSTAT. Kryedemokrati vuri në dyshim edhe shifrat për investimet e huaja dhe deklaroi se ekonomia ndodhet në rënie, me tkurrje të prodhimit dhe eksporteve.