Top Channel/ Rama komenton ‘dezinformimin’ për marrëveshjen: Fantazi që prodhon gënjeshtra
14/11/2023 23:05

Kryeministri Edi Rama gjatë pjesëmarrjes në Forumin e Medias për Evropën Juglindore preku edhe temën e marrëveshjes mes Shqipëirisë dhe Italisë për emigrantët. Ai ka përmendur informacionet e gabuara që janë publikuar në media në lidhje me këtë marrëveshje. Rama: Përpara se të vija këtu m’u desh të jepja një intervistë për një stacion televiziv italian, nuk e di pas sa ditësh kur ne bëmë publike këtë marrëveshje më duhet t’i përgjigjem pyetjes për rrezikun që mund t’i vijë Shqipërisë duke sjellë 3 mijë meshkuj afrikanë. Por kryeministrja italiane e shpjegoi marrëveshjen ku gratë shtatzëna dhe fëmijët nuk do të përfshihen në këtë program për shkak të gjendjes së tyre, do të çohen aty ku mund t’u jepet ndihmë e menjëherëshme. Lajmi ishte që ‘asnjë grua, vetëm 3 mijë burra afrikanë’ dhe kështu u përhap, nuk e di sa e sa herë gjatë këtyre ditëve më është dashur ta sqaroj dhe vazhdon të mbetet e ngulitur në të gjithë atë fantazi që prodhohen këto gënjeshtra për t’u lënë vend pastaj zënkave politike, do të vijnë afrikanët këtu, të uritur seksualisht dhe zoti e di ç’do të ndodhë kur të shfryjnë dëshirat e tyre një ditë tek vajzat e bardha shqiptare. Ju jeni njerëz, politikanët nuk janë njerëz. Pyetja është si ta luftojmë këtë dhe ky është vetëm një shembull që ka përfshirë dy vende. Unë e di që italianët janë shqiptarë të veshur me Versace, është çmenduri. Liria e shtrirjes së informacionit e ka tejkaluar masivisht lirinë e fjalës, nuk ka më dialog, nuk ekziston më, ka llogore, ka llogore parapëlqimesh për fakte alternative apo të vërtetash alternative, gjithkush pozicionohet në llogoren e tij. Nga ajo llogore nuk ka dëshirë për të dëgjuar apo shkëmbyer. Është prirja për të qëlluar në drejtim të llogores tjetër. Rama: Në botën e vogël paqësore të Shqipërisë ndoshta nuk është problem i madh, por me një shkallë mjaft të gjerë, kjo ekziston në mbarë botën, mes komuniteteve mjaft të mëdha që luftojnë dhe armët më të mira janë gënjeshtrat dhe gjysmë të vërtetat. Ky është një shqetësim që kam dhe që doja ta shprehja, do të ishte e dhimbshme për mua që të lexoja fjalën që ka përgatitur ekipi im, askush mes jush nuk do e besonte që po i them këto gjëra, ç’vlerë ka të vij këtu t’ju harxhoj kohën time dhe tuajën nëse s ‘them të vërtetën, ndihem i fyer nga kjo mungesë tërësore respekti për kaq shumë njerëz që edhe ditët e sotme luftojnë luftojnë të thonë një gjë në këtë botë. Është diçka mjaft personale për mua, për këtë pjesë nuk jam mjaftueshëm politikan, të ftosh miq në shtëpi dhe t’i mërzitësh është katastrofa më e madhe, për pjesën tjëtër. Tashmë merrni thikat përgatisni biftekët unë do vijoj të jem gjallë. E tmerrshme kur sheh fëmijët e tu kur nuk e kuptojnë se çfarë ndodh, unë kam një djalë të vogël, kemi bërë të mundur të bëjmë gjithçka ta mbajmë larg nga lajmet, por tani nuk është aq i vogël sa të jetë i paditur nga ajo që e rrethon. Bota po merr shumë keq për shkak të kësaj, për shkak të shumë gjërave por edhe kësaj, por ne kemi një shprehje, kur sa e vërteta të veshë pantallonat gënjeshtra ka shëtitur në të gjithë botën.

Top Channel/ Atentati në Lezhë kundër Nikulajve, në kërkim nipi i ish-deputetit Ndoka
02/02 23:05
Top Channel/ Korçë, kapen 16 emigrantë në kushte të mjerueshme
02/02 22:33
Top News- Zbardhet atentati në Rrilë, katër në kërkim, ndalohet efektivi i policisë/ Detajet
02/02 22:00
Top Channel/ Strehoheshin në një ndërtesë të braktisur,policia kufitare kap 16 emigrantë të në Korçë
02/02 21:17
Top News – Berisha- Rama të japë dorëheqjen/ ’10 shkurti, dita tjetër e kryengritjes tonë paqësore’
02/02 21:12
Top News- Ndalohet polici për atentatin në Rrilë, iu kundërpërgjigj me armë autorëve
02/02 20:01
Top Channel/ Plumbat “ngatërruan” shënjestrën, objektiv i atentati në Lezhë, nipi i Ardian Nikulajt
02/02 19:55
Top Channel/ Berisha thirrje qytetarëve t’i bashkohen protestës së 10 shkurtit: Zëri ynë i ka tronditur
02/02 19:51
Top Channel/ Berisha policëve:Mos u bëni mburojë e tyre, do ju vrasë ndërgjegjja, nëse bashkoheni…
02/02 19:04
Top Channel/‘Të gjithë bashkë në 10 shkurt’,Berisha: Ti japim këtij regjimi mesazhin e triumfit tonë
02/02 19:03
Top Channel/ Foltorja/ Berisha: Ky regjim i plaçkit shqiptarët çdo ditë, të gjithë në 10 shkurt…
02/02 19:02
Top Channel/ Foltorja/ Berisha: Ky regjim i plaçkit shqiptarët çdo ditë, kjo betejë për dinjitetin tonë
02/02 19:01
Top News – Edhe përmbytjet me detyrim. MF amendon projektligjin e sigurimit nga tërmetet
02/02 17:16
Top News – Kokainë e hashash në makinë. Kuçovë, arrestohet 40 vjeçari, procedohet shoku i tij
02/02 17:15
Top News- Trafikonin emigrantë në BE për 2500 euro/ Arrestohet maqedonasi, në kërkim organizatori
02/02 17:12
Top Channel/ Vijon ‘turi’ për kontrolle në gjykata, politikanët inspektojnë godinën e KLGJ-së
02/02 15:48
Top News – Vakancat në Këshillin e BSh. Kuvendi nis dëgjesat me 20 kandidatët
02/02 15:46
Top News – PD drejt ngujimit në Bulevard. Sali Berisha-Po na e kërkojnë qytetarët!
02/02 15:34
Top Channel/ Protestë për resortin në Velipojë. Banorët paralajmërojnë bllokim të rrugës
02/02 15:33
Top Channel/ I shpëtoi gurëve, rrëfimi i shoferit që udhëtonte me nënën: Lëviza menjëherë makinën
02/02 15:32
DIGITALB DIGITALB