Në mbledhjen për mbarëvajtjen e sezonit turistik bazuar mbi sigurinë, mikpritjen, shërbimet dhe infrastrukturën për pushuesit, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Rama: Kemi një vend që e ka të shtrirë në harkun e të 365 ditëve të vitit, aktivitetin që lidhet me turizmin. Në periudhën e parë të këtij viti jemi përballur me një rritje befasuese të nr të vizitorëve të huaj, që në janar-shkurt-mars është 65% më i lartë. Vetëm marsi është mbi 90% më i lartë.