Në mbledhjen për mbarëvajtjen e sezonit turistik bazuar mbi sigurinë, mikpritjen, shërbimet dhe infrastrukturën për pushuesit, ishte i pranishëm edhe kryeministri Edi Rama. Kryeministri tha se brenda vitit 2024 ka pasur një rritje të turistëve me 65%. Ky numër pritet të rritet edhe më shumë vitet e ardhshme, ndërsa në vitin 2030 kërkesa do të jetë për 30 milion turistë. Rama gjithashtu theksoi rëndësinë e investimeve për turistët që shpenzojnë më shumë apo kthimin e të rinjve që punojnë jashtë, pasi me rritjen e këtij sektori do të ketë edhe rritje pagash.